Home > Uncategorized > Lista Serbe fajëson Kurtin për ngjarjen në veri

Lista Serbe fajëson Kurtin për ngjarjen në veri

//
/
Comments are Off

Ngjarja e së dielës në Banjskë të Zveçanit tronditi Kosovën.

Si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist serb, mbeti i vrarë polici i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku.

Një ditë më pas rreth ngjarjes në veri ka reaguar Lista Serbe.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kjo parti fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mbi zhvillimet.

Partia më e madhe serbe në Kosovë, ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që urgjentisht të vendosen në veri.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për paqe dhe vetëpërmbajtje, sepse është e nevojshme që sa më parë të rivendoset paqja në rrugët tona”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Sipas Listës Serbe, dy nga pjesëtarët e grupit terrorist ishin vrarë pasi që ishin dorëzuar.

Ata thanë se do të kërkojnë hetim për të.

The post Lista Serbe fajëson Kurtin për ngjarjen në veri appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights