Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Në konferencën e rregullt për media, ai është pyetur edhe për kërkesën e Serbisë që KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e veriut të Kosovës, raporton Klankosova.tv..
Mirëpo Miller nuk foli specifikisht për këtë çështje, duke thënë vetëm se palët duhet t’i kthehen dialogut.
“Ajo që ne mendojmë se është e rëndësishme është që të gjitha palët duhet të punojnë menjëherë me partnerët ndërkombëtarë për de-eskalim të situatës dhe të garantojnë siguri dhe sundim të ligjit dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Miller. /Klankosova.tv
The post Miller: Kosova e Serbia të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, t’i rikthehen dialogut appeared first on Klan Kosova.





