Mbrojtësi i KF Dukagjinit, Arbër Shala është operuar me sukses në meniskus dhe ligament pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen kampionate ndaj Dritës.
Skuadra e Dukagjinit e ka falënderuar doktorin Lavdim Berisha për kujdesin e veçantë ndaj Arbër Shalës, ndërsa i ka dëshiruar shërim të shpejtë Shalës, transmeton Klankosova.tv.
“Mbrojtësi i skuadrës sonë Arbër Shala, është operuar me sukses pas një lëndimi të pësuar gjatë ndeshjes kampionale ndaj Dritës. Shala është operuar në meniskusin dhe ligamentin, nga Dr. Lavdim Berisha në Spitalin Royal Medical”, thuhet në njoftimin e klubit nga Klina.
“Klubi e falënderon doktor Lavdimin Berishën për kujdesin e veçantë ndaj futbollistit Arbër Shala, dhe njëkohësisht Arbërit i dëshirojmë shërim të shpejtë duke shpresuar se do të kthehet në fushë sa më shpejt”, thuhet tutje
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit përfundoi me rezultat 2:2.
The post Arbër Shala operohet me sukses, Dukagjini i dëshiron shërim të shpejtë appeared first on Klan Kosova.





