Stafi i shkollës ku mësojnë fëmijët serbë në Rubovc të Lipjanit, nuk lejuan hyrjen e Komitetit për Komunitete brenda hapësirave të këtij institucioni arsimor me arsyetimin se të njëjtit po i përdorin për çështje politike.
Mësimdhënësit, që dyshohet se kanë lidhje të afërta me Listën Serbe, refuzuan edhe të tregojnë kërkesat e tyre, raporton Klan Kosova.
Kryetari i këtij komiteti, Skënder Bikliqi, tha se ekipi i tij shkoi atje për të kryer një vizitë të përvitshme, për të parë nga afër kërkesat e ankesat që i ka ky komunitet atje, por që këta të fundit nuk i dhanë asnjë deklaratë.
Ata refuzuan edhe të mësojnë në shkollën e re me shqiptarët, derisa mësimin e kryejnë në objektin e vjetër në sistemin paralel.
The post Drejtori serb i shkollës në Lipjan s’i lë komunarët të hyjnë brenda (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



