Ka vdekur një punëtor i kompanisë “Higjiena” në komunën e Deçanit pas një aksidenti trafiku të pësuar gjatë së mërkurës në fshatin Voksh.
Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga Driton Rugova, zëdhënës i Policisë rajonale të Pejës.
“Në këtë aksident ishin të involvuara një kamion dhe një këmbësor (punëtor i kësaj kompanie), tha Rugova.
Sipas tij, viktima ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës dhe nga aty është trasferuar për në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.
Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka ngushëlluar edhe familjen e viktimës.
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen aksidentale të punëtorit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena“, Xhavit Alaj. Shprehim ngushëllime familjes Alaj, miqve dhe gjithë kolegëve e bashkëpunëtorëve të NPL “Higjiena” në Deçan”, tha Ramosaj, njofton Klankosova.tv.
The post Vdes aksidentalisht punëtori i kompanisë së pastrimit “Higjiena” në Deçan appeared first on Klan Kosova.


