Home > Uncategorized > Numri më i lartë i vrasjeve që nga 2019-ta, kryeministri suedez mbledh kreun e ushtrisë dhe policisë

Numri më i lartë i vrasjeve që nga 2019-ta, kryeministri suedez mbledh kreun e ushtrisë dhe policisë

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka bërë të ditur se gjatë ditës do të takohet me shefin e ushtrisë dhe policisë për të luftuar rritjen e dhunës nga bandat.

Ky takim i Kristerssonit me krerët e ushtrisë dhe policisë vjen si pasojë e rritjes rekord të vrasjeve në Suedi.

“Do të takoj shefin e policisë kombëtare dhe komandantin e përgjithshëm për të parë se si forcat e mbrojtjes mund të ndihmojnë policinë në punën e tyre kundër bandave kriminale”, tha Kristersson në një fjalim drejtuar kombit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Shteti skandinav është tronditur nga një numër rekord të shtënash këtë muaj, mes një përhapjeje të dhunës së bandave nga zonat më të mëdha urbane në qytetet më të vogla.

Vetëm gjatë shtatorit, në Suedi kanë ndodhur 11 vrasje, duke e bërë muajin me më së shumti vrasje që nga dhjetori i vitit 2019.

Të mërkurën, në më pak se 12 orë në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, u vranë tre persona, dy burra dhe një grua, teksa policia ka bërë të ditur se rreth 30 mijë njerëz janë të përfshirë drejtëpërdrejt ose kanë lidhje me krimin dhe bandat.

The post Numri më i lartë i vrasjeve që nga 2019-ta, kryeministri suedez mbledh kreun e ushtrisë dhe policisë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights