Home > Uncategorized > Arrestohet një serb i dyshuar për vrasjen e tre shqiptarëve civilë gjatë luftës në Prizren

Arrestohet një serb i dyshuar për vrasjen e tre shqiptarëve civilë gjatë luftës në Prizren

//
/
Comments are Off

Është arrestuar një serb nën dyshimin për vepërën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘Hoqa Mahall’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre personave civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

 

The post Arrestohet një serb i dyshuar për vrasjen e tre shqiptarëve civilë gjatë luftës në Prizren appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights