Home > Uncategorized > Tragjedia kufitare, Shqipron Muqiqi mësyu Gjermaninë në pak minuta (VIDEO)

Tragjedia kufitare, Shqipron Muqiqi mësyu Gjermaninë në pak minuta (VIDEO)

//
/
Comments are Off

3 ditë nuk ditën gjë për të. Në të 4-ën, familjarët morën një lajm të kobshëm për Shqipron Muqiqin, të cilin e nisën për kurbet, ilegalisht.

Ai mbeti i vdekur në kufirin Serbi-Kroaci, të martën, pasi dyshohet se u sulmua me thikë nga një grup emigrantësh. Këta, paraprakisht tentuan ta plaçkitnin Shqipronin dhe shokun e tij kosovar nga Vushtrria.

Gjithsesi, familja tha se nuk e njeh këtë të fundit dhe se vendimin për t’u nisur për Gjermani, dy shokët e morën brenda disa minutave.

Kthimin e trupit të 19-vjeçarit në vendlindje, në Llapashticë të Podujevës, nga morgu i qytetit të Novi Sadit, e ndihmoi edhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd.

Sekretari Fatmir Haxholli shkroi se Serbia është vendi më i rrezikshëm në Europë, për kosovarët.

“Nga Beogradi, e them se Serbia, për këdo nga Republika e Kosovës, është vendi më i pasigurtë dhe më i rrezikshëm në Evropë. Kështu do të mbetët derisa fryma anti – Kosovë, në Serbi, frynë në veri, jug, lindje dhe perendim të këtij vendi”, tha ai.

Ani se u tha që nuk ka gisht direkt në këtë tragjedi, Serbia mund ta ketë njëfarë faji pasi autoritetet kufitare të saj lejuan ecjen e dy kosovarëve brenda këtij shteti, ndonëse e dinin afër kësaj zone në Batrovci kishte grupe të rrezikshme të emigrantëve, gjatë gjithë kohës.

The post Tragjedia kufitare, Shqipron Muqiqi mësyu Gjermaninë në pak minuta (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights