Doktrina krishtere e konsideron mëkat martesën ndërmjet dy burrave apo edhe dy grave.
Por bekimin e lidhjeve të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike, Papa Franqeksu, po e sheh si opsion të hapur.
Kreu Vatikanit bëri këtë deklarim të padëgjuar më parë, kur u pyet rreth kësaj çështjeje gjatë një takimi me një grup kardinalësh.
Në përgjigjen e tij, i pari i selisë së shenjtë tha se çdo kërkesë për bekim duhet të trajtohet me “mirësi pastorale”.
Madje ai theksoi se më nuk mund të jenë gjyqtarë që vetëm mohojnë, kundërshtojnë dhe përjashtojnë secilën kërkesë më ndryshe.
Megjithatë, Papa ka pohuar se kisha ende nuk e njeh martesën mes gjinisë së njëjtë.
Gjithë ky diskutim u bë gjatë një takimi me pjesëmarrës nga e gjithë bota, ku u debatua për të ardhmen e kishës.
Në këto faltore krishtere, bekimi është lutje që bën një zyrtar i kishës, i cili i lutet Zotit që t’i shohë me mirësi personat që bekohen.
Peshkopët në disa shtete, përfshirë Belgjikën dhe Gjermaninë, tashmë kanë nisur t’i lejojnë priftërinjve e tyre t’i bekojnë çiftet me gjini të njëjtë, ndonëse pozicioni zyrtar i kishës ende nuk është qartësuar.
The post Martesat e homoseksualëve, Papa lë të hapur mundësinë e bekimit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



