Ulëset i zunë veç deputetët e opozitës.
Gjashtë kolegët e tyre nga pushteti s’erdhën në mbledhjen e parë, për të konstituuar Komisionin Hetimor për Rezervat Shtetërore, të cilin Kuvendi e themeloi më 21 shtator, pas katër orëve debat.
Punë s’kreu as pritja 15-minutëshe.
Sukses s’ka as tentativa e dytë në 3 të pasdites. Ligjvënësit e pozitës, disa prej të cilëve u panë edhe në seancën plenare, s’erdhën në komision, konstituimi i të cilit dështoi.
Për opozitën, mazhoranca po frikësohet nga e vërteta që mund të nxjerrë ky hetim.
Mazhoranca s’e pranon si arsye atë të dhënë nga opozita, se ftesa për pjesëmarrje shkoi vonë.
Në rast të refuzimit të vazhdueshëm, këta thonë se do t’i zëvendësojnë me deputetë nga grupe tjera parlamentare.
The post Deputetët e pushtetit, i dhanë votat, s’e bëjnë komisionin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





