Home > Uncategorized > Osmani në Granada me liderët evropianë, pas pak deklarohet për media

Osmani në Granada me liderët evropianë, pas pak deklarohet për media

//
/
Comments are Off

Presidentja Vjosa Osmani tashmë ka shkuar në Granada të Spanjës për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Klan Kosova mëson se ajo do të jetë në samit rreth orës 12:00, ku do të deklarohet për media në hyrje.

Ndërkaq, në ora 17:00 do të mbajë konferencë për të gjitha mediat.

E para e shtetit të Kosovës pas arritjes mbrëmë në Granada ka treguar në platformën X, se në këtë samit do diskutojë sfidat e sigurisë së Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë.

”Në takime me kolegët udhëheqës, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”, shkroi Osmani.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi i liderëve të shteteve evropiane në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), gjatë ditës së sotme në Granada të Spanjës, ndonëse diskutimet do të jenë me dyer të mbyllura.

The post Osmani në Granada me liderët evropianë, pas pak deklarohet për media appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights