I ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosovaka qenë veprimtari Rexhep Kelani i cili foli për komunën e Obiliqit gjatë dekadës së çlirimit 1989-1999.
Në mesin e temave që u trajtuan, Kelani foli edhe për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, të cilin e vlerësoi lartë për maturin e diturinë që e kishte në kohën më të
vështirë të shtet formimit. Teksa fliste për të, Kelani për ta përshkruar maturinë e Rugovës të cilën, sipas tij, e ka shfaqur saherë ka qenë e nevojshme, tregoi një bisedë private që e kishte zhvilluar ai më ish-deputetin e LDK-së Gani Gecin pas vrasjes së ish-kryetarit të Suharekës dhe veprimtarit të madh të LDK-së, Ukë Bytyçi.
“Kur është vra Ukë Bytyqi e kam pa duke qarë presidentin në selinë në Velani. Gani Geci ka humb toruan, president tha don me na vra krejtëve, nuk të ka hije kështu me ndejt”, tregoi
Kelani.
Teksa si përgjigje për Gani Gecin, siç tregon Kelani, Rugova me maturi e qetësi ia ktheu një fjali, të cilën mund ta dëgjoni në videon në vijim:
The post Rexhep Kelani tregon bisedën e Ibrahim Rugovës dhe Gani Gecit pas vrasjes së Ukë Bytyçit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.




