Home > Uncategorized > Arrestohet një drag-queen pas performancës së Jezusit

Arrestohet një drag-queen pas performancës së Jezusit

//
/
Comments are Off

Një “drag-queen”, Pura Luka Vega, që u vesh si Jezu Krishti dhe bëri një interpretim rock të Lutjes së Zotit, është arrestuar në Filipine në bazë të ligjeve të vendit për veprime të turpshme, duke ndezur një debat të ashpër rreth fjalës së lirë dhe mbrojtjeve për anëtarët e komunitetit LGBTQ.

Filipinet janë një vend thellësisht i krishterë dhe Kisha Katolike ka ndikim të rëndësishëm si në jetën e përditshme ashtu edhe në politikë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Amadeus Fernando Pagente, emri i të cilit është Pura Luka Vega dhe që përdor përemrin ata/ato, u akuzua gjerësisht për blasfemi nga zyrtarët e kishës katolike dhe të tjerë pas videove të performancës së “Ama Namin”, versionin “Tagalog” të lutjes.

Performuesi u arrestua nga policia të mërkurën sipas një ligji që ndalon “doktrinat imorale, botimet dhe ekspozitat e turpshme dhe shfaqjet e pahijshme” duke “ofenduar çdo fe”. /Klankosova.tv

The post Arrestohet një drag-queen pas performancës së Jezusit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights