Home > Uncategorized > Sulmi ajror në qytetin e Gazës vret dy gazetarë palestinezë

Sulmi ajror në qytetin e Gazës vret dy gazetarë palestinezë

//
/
Comments are Off

Një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës vrau dy gazetarë palestinezë herët të martën, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.

Wafa i identifikoi gazetarët si redaktori, Saeed Al-Taweel dhe fotografi Mohammed Sobih. Sulmi ajror ndodhi pranë një zone ku kishte disa zyra mediash.

Tre gazetarë palestinezë thuhet se u qëlluan dhe u vranë ndërsa raportonin në Gaza të shtunën. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, duke cituar grupet palestineze të lirisë së shtypit, identifikoi dy prej tyre si fotografi Ibrahim Mohammad Lafi dhe reporterin Mohammad Jarghoun. CPJ tha se konfirmoi se gazetari i pavarur Mohammad El-Salhi gjithashtu u vra, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Sulmi ajror në qytetin e Gazës vret dy gazetarë palestinezë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights