Një tjetër tërmet ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.
Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi 28 kilometra në veri të qytetit të Heratit.
Më shumë se 100 persona u lënduan dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Ndikimi më i gjerë nuk është ende i qartë, por shumë persona ishin duke fjetur në ambient të hapur pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan të shtunën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Agjencitë e ndihmës kanë thënë se ka gjithashtu mungesë të batanijeve, ushqimeve dhe furnizimeve të tjera.
The post Afganistani goditet nga tërmeti i dytë brenda disa ditësh appeared first on Klan Kosova.


