Ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, e ka quajtur ”absurd”, vendimin e kryeministrit, Albin Kurti, i cili shpalli trashëgimi kulturore kafenenë ”Panda” në Pejë.
Ai madje për këtë edhe e akuzon presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se e lejoi Kurtin të luaj me siç thotë fatin e të vrarëve, transmeton klankosova.tv.
”Është absurde. Një kafene ku ndodhi krimi më i rëndë dhe ku ende nuk është vërtetuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe kush e ka kryer atë akt të tmerrshëm terrorizmi, të shpallet trashëgimi kulturore… Natyrisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar, është në favor të një gjëje të tillë”.
”Vuçiq dha arsyen që të mund të luajë me fatet e të vrarëve, pra me objektin”.
Në po të njëjtin objekt, më 14 dhjetor 1998, u ekzekutuan gjashtë të rinj serbë.
Për këtë fakt, kryeministri, Albin Kurti ndau një dedikim me rastin e njoftimit të pasurimit të listës së trashëgimive kulturore në Kosovë.
Ai tha se për vrasjet e të rinjve serbë janë përgjegjës shërbimet sekrete serbe, për të akuzuar rrejshëm UÇK-në si fajtore.
Kjo siç ritheksoi ai si përpjekje e regjimit të Sllobodan Millosheviqit për të justifikuar gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.
The post Ish-ministri serb e quan ”absurd” vendimin e Kurtit që ”Panda” t’i shtohet listës së trashëgimive kulturore appeared first on Klan Kosova.


