Tre qytetarë kanadezë ishin vrarë në Izrael që kur Hamasi sulmoi vendin të shtunën, dhe tre të tjerë ishin të zhdukur, tha më herët ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly.
Gjatë një konference për shtyp, Joly tha se avionët ushtarakë kanadezë do të fillojnë të largojnë qytetarët dhe banorët e përhershëm nga Tel Avivi në Athinë si hap i parë.
Ajo shtoi se më shumë se 4,700 qytetarë kanadezë dhe rezidentë të përhershëm në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor ishin regjistruar në qeveri, por nuk dha asnjë detaj se sa prej tyre donin të evakuoheshin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
The post Tre shtetas kanadezë u konfirmuan të vrarë, avionët ushtarakë kanë nisur evakuimin e qytetarëve appeared first on Klan Kosova.


