Komiteti Olimpik i Kosovës, ka thënë se boksierit Shpëtim Bajokut iu bë e padrejtë në çerekfinale të Kupës Evropiane.
KOK-u, thotë se vlerësimi i gjyqtarëve ishte në favor të Bajokut, por dy mbikqyrësit e gjyqtarëve vendosën që fitorja t’i takonte boksierit slloven, transmeton Klankosova.tv.
“I fitoi dy raundet e para. Vlerësimi i gjyqtarëve në fund të meçit, sipas poentimit, ishte në favor të tij, por dy mbikëqyrësit e gjyqtarëve vendosën që fitorja duhet t’i takojë boksierit slloven, Nejc!, thuhet në reagim.
“Shpetim Bajoku shënoi një fitore, për t’u ndalur në çerekfinale të Kupës Evropiane (EUBC) në boks, pas vendimit të dyshimtë!”.
The post KOK-u thotë se Bajokut iu bë e padrejtë në Kupën Evropiane appeared first on Klan Kosova.


