Home > Uncategorized > KB Prishtina e mposht KB Istogun, e merr kreun e tabelës në Superligë

KB Prishtina e mposht KB Istogun, e merr kreun e tabelës në Superligë

//
/
Comments are Off

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e tretë në Superligën e Kosovës në Basketboll, pasi e mposhti Istogun me rezultat 92:70,

KB Prishtina ishte më e mirë në tre prej katër çerekëve, ku bardhekaltrit e nisën ndeshjen mire duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:15.

Çerekun e dytë e fitoi Istogu me rezultat 19:23, ndërsa dy çerekët e fundit, Prishtina i fitoi me rezultat 29:14 dhe 22:18.

Më të mirët e ndeshjes te Prishtina ishin Derrick Wilson me 19 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime ndërsa te Istogu u dallua Tyrese Prince me 20 pikë dhe nëntë kërcime.

Istogu ka një fitore e tri humbje, kurse Prishtina tri fitore e një humbje, ku ngjitet në krye të tabelës.

The post KB Prishtina e mposht KB Istogun, e merr kreun e tabelës në Superligë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights