Home > Uncategorized > Një person në Zubin Potok shfaqet me një bluzë me mbishkrime përçarëse

Një person në Zubin Potok shfaqet me një bluzë me mbishkrime përçarëse

//
/
Comments are Off

Një person në Zubin Potok është shfaqur me një bluzë me mbishkrime përçarëse dhe të urrejtjes.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë legjitimimit njësia policore ka vërejtur se i dyshuari kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes, si dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë”.

“Bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

The post Një person në Zubin Potok shfaqet me një bluzë me mbishkrime përçarëse appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights