Home > Uncategorized > Kelmendi: Nëse Mandiq zgjidhet kryeparlamentar i Malit të Zi, kërcëohet siguria e rajonit

Kelmendi: Nëse Mandiq zgjidhet kryeparlamentar i Malit të Zi, kërcëohet siguria e rajonit

//
/
Comments are Off

Gazetari, Adriatik Kelmendi ka thënë se Andria Mandiq ka gjasa të jetë kryetari i ri i Parlamentit të Malit të Zi.

Kelmendi, duke iu referuar raportimeve të disa mediave malazeze dhe ndërkombëtare, është shprehur se ky është një kërcënim për sigurinë e rajonit, përcjell Klankosova.tv.

“Pro Rusisë dhe pro Serbisë, kundër NATO-s dhe kundër Kosovës. A. Mandiq ka gjasa të jetë kryetari i ri i Parlamentit të Malit të Zi. Ky është kërcënimi për sigurinë e rajonit.” Në fillim do të dalim nga NATO pastaj do të shkatërrojmë njohjen e Kosovës”, thuhet në titull. Deputetët e Shqipërisë në Mal të Zi duhet ta ndalin këtë”, ka shkruar ai në “X”.

Referuar titullit të medias malazeze CDM, Mandiq ka thënë se “kur të vijmë në pushtet së pari do të dalim nga NATO-ja dhe më pas do të shkatërrojmë njohjen e Kosovës”.

Në raportimin e Evropës së Lirë të vitit 2008 përmendet greva e urisë nga Mandiq, si shenjë kundërshtimi ndaj njohjes së Kosovës.

Ndryshe, Andrija Mandiq është një politikan pro-serb dhe pro-rus, i cili edhe ka marrë pjesë në luftën pushtuese serbe në Kosovë si pjesë e Brigadës së Pestë të Motorizuar për çka edhe është dekoruar nga ish-ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në lidhje me këtë, në një kolumne të publikuar në median malazeze, CDM, autori Andrej Nikolaidis shkruan se nëse me votat e shqiptarëve do të arrihej të votohej një qeveri në krye Spajiqin dhe kryeparlametar Mandiqin do të vazhdojnë të rrisin tensionet etnike mes malazezëve dhe serbëve.

A është interesi i shqiptarëve në Mal të Zi të marrin pjesë në një qeveri që mban anën e Vuçiqit?

The post Kelmendi: Nëse Mandiq zgjidhet kryeparlamentar i Malit të Zi, kërcëohet siguria e rajonit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights