Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Hamasit që të lirojë pengjet e Izraelit.
Ndërkaq, Tel Avivit i ka kërkuar që të lejojë hyrjen e shpejtë dhe të papenguar të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.
“Secila prej këtyre dy objektivave është e vlefshme në vetvete. Me to nuk duhet të bëhen pazare dhe ato duhet të zbatohen sepse është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Guterres në një deklaratë, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
The post Guterres i kërkon Hamasit të lirojë pengjet pa kushte appeared first on Klan Kosova.


