Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.
Gjatë takimit, Osmani e informoi Gulerin për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë si dhe për agresionin e Serbisë më 24 shtator, ku u konfirmua gatishmëria dhe rëndësia e bashkëpunimit me aleatët në këtë drejtim.
“Ministri konfirmoi mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Më tej, Ministri GÜLER u shpreh mirënjohës ndaj Republikës së Kosovës veçmas me solidarizimin dhe ndihmën që Republika e Kosovës i pati ofruar Turqisë pas tërmetit shkatërrues në këtë shtet”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv..
Po ashtu, në takim u fol edhe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ku theks iu vu trajnimeve të FSK-së dhe shkëbimin e intensifikuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
The post Osmani takon ministrin turk të Mbrojtjes, flasin për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës appeared first on Klan Kosova.


