Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka folur për çështjen e transferimit të brazilianit, Vitor Roque.
Deco u shpreh se do të përpiqen që ta sjellin talentin në janar.
“Ne do të përpiqemi ta sjellim atë në Barça në janar, duhet të presim dhe të shohim pasi nuk varet vetëm nga ne. Vitori do të jetë e ardhmja jonë”.
Ai tutje tha se nëse nuk arrihet kalimi i Roques në janar, në korrik ai do t’i bashkohet Barcelonës.
“Nëse jo në janar, ai do të bashkohet me siguri në korrik”, ishin fjalët e 46-vjeçarit, shkruan Fabrizo Romano, transmeton KlanKosova.tv.
Sulmuesi brazilian, Vitor Roque u transferua në Barcelonë nga Athletico Paranaense për 40 milionë euro në afatin kalimtar të verës.
The post Deco: Jam i sigurt se Roque mund të përballojë presionin appeared first on Klan Kosova.


