Big Brother VIP Kosova po fillon!
Sezoni i dytë i spektaklit nis nesër në Klan Kosova dhe tashmë gjithçka është gati.
Së fundmi në një intervistë për emisionin Prive, Liberta Spahiu ka folur pak për personazhet që do futen brenda nesër.
Ajo ka thënë se të gjithë janë të mrekullueshëm dhe asnjëri nuk ngjan me njëri-tjetrin sa i përket karakterit.
“Kanë me qenë personazhe që kanë çka të japin nga vetja. Do të jetë një edicion që do i mbajë shikuesit para ekranit”, tha ajo.
Moderatorja e emisionit Prive, poashtu zbuloi se kësaj radhe ka shumë shqiptarë nga diaspora.
“Me aq sa jam takuar me ata këto kohë, secili prej tyre janë të gatshëm të japin maksimumin”, tha ndër të tjera Spahiu, e cila paralajmëroi një edicion “bombastik”.
Spektakli i Big Brother VIP Kosova 2, edhe këtë vit do të jetë nën drejtimin e Alaudin Hamitit bashkë me Jonida Vokshin.
Në studio si opinionistë do të jenë Bledi Mane dhe Anita Haradinaj.
Ndërkaq, ato që ndodhin brenda shtëpisë përgjatë javës do të transmetohen në emisionin Big Talk, i cili këtë vit do të udhëhiqet nga ish-banorja e sezonit të kaluar, Mbresa Hajrullahu.
The post Nis numërimi prapa për Big Brother VIP Kosova 2, Liberta Spahiu zbulon detaje (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


