Shiu që është duke rënë sot, ka ndihmuar në shuarjen e një zjarri që përfshiu një sipërfaqe në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.
Komandanti i Zjarrëfiksve në Prishtinë, Mal Gashi, për Klankosova.tv ka deklaruar se i gjithë zjarri është shuar.
“Zjarret janë shuar, u kanë zjarr i madh, sipërfaqe e madhe e përfshirë”, është shprehur Gashi për Klankosova.tv.
“Kanë reaguar ekipet, na ka ndihmuar edhe Zoti me shiun”.
The post Shiu ndihmon shuarjen e një zjarri në “Kodër të Trimave” në Prishtinë (FOTO) appeared first on Klan Kosova.


