Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur Nepalin këtë të diel.
Kjo u bë e ditur nga Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit, e cila njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Dhading, rreth 55 kilometra në perëndim të Katmandus.
“Ne kemi ndjerë lëkundje shumë të forta. Disa banorë dolën me shpejtësi nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime për ndonjë lëndim deri më tani”, Badrinath Gaire, burokrati më i lartë i qarkut Dhading.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 13 kilometra, tha Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
The post Nepali goditet nga një tërmet me magnitudë 6.1 appeared first on Klan Kosova.


