OKB-ja thotë se 20 kamionë me ndihma kaluan sot në Rafah në Gaza – gjysma e të cilëve transportonin furnizime me ilaçe, ushqime dhe ujë.
Megjithatë, karburanti nuk përfshihet në dërgesat e ndihmave që hyjnë në Gaza. Ofruesi më i madh humanitar i karburantit në Gaza, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) “do të shterojë rezervat e saj të karburantit brenda dy ditëve të ardhshme”, thotë OKB.
“Ne nuk kemi qenë në gjendje të heqim të gjitha pengesat për të futur atë karburant,” thotë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Dujarric thotë se diskutimet për transportin e ndihmës me karburant janë të komplikuara “në atë që është një zonë konflikti aktiv”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
The post OKB thotë se 20 kamionë të tjerë me ndihma kaluan në Gaza appeared first on Klan Kosova.



