Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Nexhat Uglanini, ka folur për zgjedhjen e Zlatan Elek si kryetar i Listës Serbe. Zgjedhja e tij u bë gjatë një seance të partisë të mbajtur në Mitrovicë të Veriut.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se zgjedhja e Elek nuk do të sjellë ndonjë ndryshim
“Në Listën Serbe do të vazhdojë të jetë e njëjta politikë sepse ka ndikime nga ana e Beogradit. Nuk është e besueshme se do të dalin nga orientimi i Beogradit, sepse në kuadër të kryesisë do të ketë njerëz që kanë ndikim të madh në kryetarin e ri, ka njerëz që janë aty për dhjetë vjet”, ka thënë Uglanini.
Uglanini ka theksuar: “Nuk besoj se do të ketë më ndikim nga ana e Milan Radoiçiq, do të ketë ndikime përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”.
The post Uglanin: Lista Serbe e ndikuar nga Beogradi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





