Nga sot, mesfushori i Newcastle United Sandro Tonali ka nisur sot zyrtarisht pezullimin që mori për përfshirjen në baste të paligjshme.
Formalitetet diktojnë që ndalimi të fillojë zyrtarisht një ditë pas publikimit të një deklarate nga FIGC, e cila u dorëzua të enjten pasdite, që do të thotë se fillon të premten.
Pezullimi i Tonalit do të thotë se ai nuk do të jetë i disponueshëm për Newcastle për pjesën e mbetur të sezonit 2023-24 dhe ai gjithashtu do të mungojë në skuadrën e Italisë të Luciano Spallettit për Euro 2024.
Ai do të ketë të drejtë të kthehet në aksion në gusht 2024, transmeton Klankosova.tv
Ndalimi përfshin gjithashtu një periudhë prove, që do të thotë se Tonali do të përballet me një ndalim deri në 48 muaj nëse zbulohet se ai ka luajtur sërish në mënyrë të paligjshme.
Përveç gjobës prej 20,000 euro, Tonali do të duhet gjithashtu të marrë pjesë në seancat e terapisë për të ndihmuar në trajtimin e varësisë së tij të vetëpranuar, si dhe duhet të bëjë të paktën 16 paraqitje publike në muajt e ardhshëm për të paralajmëruar të tjerët që të mos bien në të njëjtën kurth si ai.
The post Tonali nis sot zyrtarisht pezullimin për shkak të basteve appeared first on Klan Kosova.



