Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë në seancë e veçantë.
“E shoh si një veprim të papërgjegjshëm si një pamaturi dhe si një frikë e VV për t’u ballafaquar me realitetin”, tha Tahiri, raporton EO.
Në rend të ditës është miratimi i deklaratës në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.
The post VV-ja sërish bojkoton seancë e opozitës, Tahiri (AAK): Frikë për t’u ballafaquar me realitetin appeared first on Klan Kosova.




