Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë Zahiti.
Përndryshe, kjo shtëpi i përket pjesës së parë të shekullit 19.
The post Digjet shtëpia më e vjetër në Mitrovicë appeared first on Klan Kosova.


