Ballkani e ka mposhtur Dritën.
Kampioni i Kosovës e ka fituar këtë ndeshje me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm e realizoi Lumbardh Dellova, në minutin e 12-të.
Ekipi i Ilir Dajës, është në krye të renditjes tabelare të Superligës me 29 pikë.
Ndërkaq, Drita është në vendin e dytë me 22 pikë.
Në dy ndeshjet e tjera, Gjilani e ka mposhtur Ferronikelin me rezultat 2:1, kurse Malisheva e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1:0.
The post Ballkani e mposht Dritën appeared first on Klan Kosova.



