Home > Uncategorized > Reagimet për protestën: Policët po turpërohen, po poshtërohen (VIDEO)

Reagimet për protestën: Policët po turpërohen, po poshtërohen (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Protesta e njësisë speciale, të mërkurën, nxiti jo pak reagime. Pikë kyçe e qortimeve ishte qeveria në krye me Albin Kurtin, që sipas deputrtëve jo-shumicë s’po bënë gjë për këtë kategori.

I menjëhershëm ishte deklarimi i kryeopozitarit Memli Krasniqi që tha se ky organizim shpërfaqi të vërtetën e turpshme të kësaj qeverie siç e quajti ai të paaftë, që injoroi e nënçmoj këta pjesëtar të Policisë së Kosovës. Tutje kryetari i PDK-së tha se qeveria nuk bëri asgjë përveç fjalëve boshe për këtë kategori.

Trishtuese e dëshpëruese këtë protestë e pa edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit tha se qeveria nuk po i dëgjon kërkesat e tyre ndaj njësia më elitare e shtetit u detyruan të protestojnë në këtë formë.

Ndërkohë, fjalë pak ishte Ramush Haradinaj i AAK-së. Ai në facebook iu drejtua kryeministrit Albin Kurtit me pyetjen “Kryeministër, çka po pret?”, duke shtuar se policia ka të drejtë dhe se të njëjtit duhet të respektohen.

The post Reagimet për protestën: Policët po turpërohen, po poshtërohen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights