Gazetarja Blerta Dalloshi deklaroi se aktualisht një pjesëtar i Njësisë Speciale e ka rreth 630 euro pagën, dhe disa 619, varësisht edhe nga përvoja e punës, ndërsa i kanë 38 euro shtesë të përvojës së punës.
“Rreth 658 euro i bie ta marrë pagën, pa rrezikshmëri e pa asgjë, siç dihet tashmë që nga muaji shkurt nuk i marrin as shtesat e rrezikshmërisë dhe as ato të veçanta të cilat i kanë pasur”.
“Shtesat e rrezikshmërisë 150 euro për ta kanë thënë se janë të ulëta për punën që e bëjnë, pra konsiderojnë që nuk e kanë një pagë të dinjitetshme. Kërkojnë gjithashtu shtesat e veçanta, ndërsa shtesat e rrezikshmërisë kërkojnë që të jenë 50 % të bagës bazë. Po ashtu koeficienti i tyre është 5.9 dhe kërkojnë që ai të jetë më i lartë, në nivel të ekspertëve”, deklaroi Dalloshi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
The post Dalloshi: Pjesëtarët e FIT-it pagën bazë e kanë 658 euro (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



