Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka thënë se të paktën 13 persona u vranë në shpërthimin jashtë spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës.
Një deklaratë e Hamasit tha se forcat izraelite shënjestruan “një kolonë ambulancash që po transportonte të plagosurit” nga Al-Shifa drejt Rafah në Rripin jugor të Gazës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka goditur një ambulancë, e cila thotë se po përdorej nga operativët e Hamasit.
BBC Verify ka verifikuar video grafike që tregojnë njerëz të plagosur rëndë dhe ndoshta të vdekur të shtrirë jashtë spitalit.
The post 13 të vrarë nga shpërthimi jashtë spitalit të qytetit të Gazës, thotë Hamasi appeared first on Klan Kosova.



