Home > Uncategorized > Spektakli i madh: Pos rekordeve, BBVK thyen edhe tabu (VIDEO)

Spektakli i madh: Pos rekordeve, BBVK thyen edhe tabu (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Sheshet e kryeqytetit qenë bosh, por plotë ishin shtëpitë. Në to shqiptarët mund të kenë pasur emocione të përziera të ulur pranë ekraneve të Klan Kosovës, të premten në Primen e 5-të me radhë të Big Brother Vip Kosova 2.

Lot, gëzim, debate, e shumë befasi. Mbrëmja mes 3 e 4 nëntorit i pati të gjitha.

Gjithçka filloi me një rrëfim që i bëri të gjithë me lot. Ganiu tregoi për humbjen e vëlliut në moshë të re, teksa qante me dënesë. Mërzinë erdhën t’ia heqin prindërit që po e prisnin në oborr.

Të papriturat s’ndalen me kaq. Është darka e të nominuarve, e para për këtë edicion, ishte ajo që plasi debatet në shtëpi. Befasia e saj kësaj here ishte Blerando. Ky qe goxha i zëshëm gjatë dy-tre ditëve të fundit teksa pati një debat të ashpër edhe me Linditën.

Për “ofendimin” që ky ia bëri Lindës, u diskutua gjerë e gjatë çka bëri që banorët të mendojnë se Blerando ishte ai që do të duhej ta lë shtëpinë. Por, ky ishte sërish surpriza e mbrëmjes, meqë doli më i votuari nga banorët e nominuar.

Më së paku vota grumbulloi Brikenda, që u bë e eliminuara e parë e këtij edicioni.

Një shkoi, e jo shumë minuta më vonë dikush tjetër hyri në shtëpi. Një afrikan që e flet shqipen fort rrjedhshëm u bë banori më i ri i shtëpisë më të famshme. Nën tingujt e krijuar nga “Zhutat”, Domeniku u prezantua tek banorët.

Atë por edhe banorët e tjerë mund t’i ndiqni 24/7 në dy kanalet e Art Motion. Përditshmëria e personazheve më të famshëm të momentin, do të shfaqet edhe në ekranet e Tring Satelit për shikuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, derisa për ata nga Evropë e Amerika në Nimi TV e TV Alb. /Klankosova.tv

The post Spektakli i madh: Pos rekordeve, BBVK thyen edhe tabu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights