Home > Uncategorized > Vendimi për qeset platike, Kurti: Do t’a rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient

Vendimi për qeset platike, Kurti: Do t’a rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar disa biznese në Prishtinës, me qëllim të promovimit të praktikës për zvogëlimin e qeseve të plastikës te qytetarët.

Ai duke folur për këtë çështje, tha se në këtë mënyrë do ta rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient, përcjell Klankosova.tv.

“Në këtë mënyrë do ta rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient, por gjithashtu edhe do t’i vetëdijësojmë njerëzit për ndryshimet klimatike”.

“I kemi parë të gjithë që vërshimet që janë shkaktuar në Kosovë, na kanë nxjerr në pah sa shumë qese të panevojshme plastike janë shndrruar në mbeturina që në mënyrë masive e kanë ndotur ambientin, prandaj shpresoj në bashkëpunimin e juaj me këtë udhëzim të ri administrative, me këtë fushatë t’i themi “JO” qeseve plastike”, është shprehur Kurti.

The post Vendimi për qeset platike, Kurti: Do t’a rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights