Reperi Bad Bunny, emri i vërtetë Benito Antonio Martínez Ocasio, ka reaguar ashpër për një këngë virale të Tik Tok-ut që përdor inteligjencën artificiale (AI) për të imituar zërin e tij.
Kënga ka qindra mijëra shikime dhe përdor gjithashtu vokale të rreme nga Justin Bieber dhe Daddy Yankee.
Në një postim në kanalin e tij WhatsApp, Bad Bunny tha se kushdo që e pëlqen këngën “NostalgIA” duhet të largohet nga biseda në grup, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk e meritoni të jeni miqtë e mi”, ka shkruar këngëtari në spanjisht, “Nuk i dua as në turne”.
Kënga u ngarkua nga një përdorues me emrin “flowgptmusic”, por nuk ka asnjë provë që të thotë se ato janë të lidhura me platformën AI FlowGPT – e cila mundësohet në mënyrë të ngjashme me ChatGPT.
Justin Bieber dhe Daddy Yankee nuk e kanë komentuar publikisht rreth këtij rasti.
The post Bad Bunny i pakënaqur me këngën e inteligjencës artificiale që përdori zërin e tij appeared first on Klan Kosova.


