Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Helvetikët fillimisht do të ballafaqohen me Izraelin me datë 15 nëntor, teksa më pas do ta presin Kosovën tre ditë më vonë.
Kampanjën kualifikuese, Zvicra do e mbyll ndaj Rumanisë me datë 21 nëntor.
Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen duke filluar nga ora 20:45.
Në mesin e të ftuarve te Zvicra është Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri. /Klankosova.tv.
The post Zvicra publikon listën, ftohet Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri për ndeshjen ndaj Kosovës appeared first on Klan Kosova.


