Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen nesër, në kuadër të ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.
Një fitore e kombëtares izraelite të futbollit ndaj Kosovës në ndeshjen e tyre kualifikuese për Kampionatin Evropian të dielën do t’i sillte pak lumturi popullit të Izraelit, tha të shtunën kapiteni Eli Dasa.
Izraeli mbërriti në Kosovë të premten për të luajtur ndeshjen e parë që nga sulmi nga militantët e Hamasit më 7 tetor. Ndeshja ishte planifikuar për 15 tetor, por u vonua për shkak të konfliktit.
“Ne nuk kemi frikë, ne jemi populli i Izraelit”, tha Dasa në një konferencë për media në Prishtinë.
“Shanset ekzistojnë për momentin për të arritur një qëllim të madh, i cili do t’i japë pak lumturi popullit tonë”.
Prania e madhe e policisë është parë rreth stadiumit në Prishtinë dhe njësitë speciale kanë përcjellë ekipin nga hoteli për seancën stërvitore. Më shumë njësi speciale u vendosën rreth hotelit të ekipit në periferi të kryeqytetit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet sovran në vitin 2020 dhe të dyja vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.
The post Kapiteni i Izraelit: Ne nuk kemi frikë, shanset ekzistojnë për momentin për të arritur një qëllim të madh appeared first on Klan Kosova.


