Home > Uncategorized > Pesë ushtarë amerikanë vdesin në një aksident ajror në Mesdhe

Pesë ushtarë amerikanë vdesin në një aksident ajror në Mesdhe

//
/
Comments are Off

Të dielën u njoftua se pesë pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur, kur një helikopter ushtarak u rrëzua në pjesën lindore të Detit Mesdhe gjatë një misioni stërvitor.

Kjo u bë e ditur nga zyrtarët amerikanë.

Komanda amerikane deklaroi se të pesë anëtarët e ekuipazhit vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua “gjatë një misioni rutinë të furnizimit me karburant në fluturim, si pjesë e trajnimit ushtarak”.

Ushtria e bëri njoftimin e parë rreth aksidentit të shtunën duke thënë se shkaku po hetohej dhe se nuk ka të dhëna për ndonjë veprim nga palët kundërshtare.

Komanda njoftoi të dielën se “përpjekjet e kërkim-shpëtimit filluan menjëherë, duke angazhuar anije dhe aeroplanë ushtarakë që ndodheshin aty pranë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, përmes një deklaratë shprehu ngushëllimet, për humbjen tragjike të pesë ushtarakëve amerikanë gjatë një aksidenti stërvitor në Detin Mesdhe mëngjesin e së shtunës.

Forcat Ajrore amerikane kanë dërguar skuadrilje shtesë në rajon dhe aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford”, e cila ka një sërë avionësh në bord, ka operuar gjithashtu në Mesdheun lindor.

The post Pesë ushtarë amerikanë vdesin në një aksident ajror në Mesdhe appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights