Home > Uncategorized > Dhoma Ekonomike e Grave bashkë me USAID-n mbledh 150 ndërmarrëse në Prishtinë

Dhoma Ekonomike e Grave bashkë me USAID-n mbledh 150 ndërmarrëse në Prishtinë

//
/
Comments are Off

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 në partneritet me USAID-in më 16 nëntor organizon në Prishtinë edicionin e tretë të “Konferencës Rajonale dhe Takimet B2B” për të promovuar dhe nxitur bashkëpunimin ekonomik rajonal, tregtinë, inovacionin dhe konkurrueshmërinë në mes të grave ndërmarrëse të rajonit.

Kjo ngjarje ofron platformë rrjetëzimi, informimi, shkëmbimi të njohurive dhe përvojave, mundësi të zgjerimit të bashkëpunimeve të reja duke nxitur një ekosistem mbështetës për gratë në biznes. Po ashtu ofron një ambient dinamik dhe frymëzues duke bashkuar gratë ndërmarrëse, pronare dhe drejuese të bizneseve të sukseshme nga rajoni dhe diaspora.

Ngjarja njëditore pritet të mbledhë të paktën 150 pjesëmarrës, MMS (mikro, të vogla, të mesme) biznese në pronësi të grave dhe gra ndërmarrëse nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Holanda dhe diaspora.

The post Dhoma Ekonomike e Grave bashkë me USAID-n mbledh 150 ndërmarrëse në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights