Home > Uncategorized > Objekti i Emergjencës së re, kompania pretendon se projekti nuk përputhej me kontratën (VIDEO)

Objekti i Emergjencës së re, kompania pretendon se projekti nuk përputhej me kontratën (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Skeleti i qendrës së re Emergjente të QKUK-së ka mbetur i tillë që nga viti 2010.

Kjo pasi autoriteti kontraktues dhe punëkryesi nuk arritën të gjenin një ujdi se si duhet të përfundonin punimet, raporton Kiks Kosova.

Lidhur me këtë, ministria e Shëndetësisë i ka thënë Kiksit se puna rreth këtij objekti ka ngecur për shkak të dështimit të punëkryesit të parë “Al Trade”, i cili, sipas tyre, nuk i ka kryer punët sipas kontratës.

E për shkak të kësaj, nga MSh-ja kanë bërë të ditur se tashmë kanë nënshkruar një kontratë në vlerë prej rreth 20 mijë eurosh, të negociuar me një kompani projektuese.

Ndërkaq, Kiks Kosova ka kontaktuar me kompaninë “Al Trade”, nga e cila kanë thënë se projekti nuk ka qenë në përputhje me kontratën.

Prandaj, sipas tyre, kanë kërkuar ta ndryshojnë projektin.

Mirëpo, sipas kësaj kompanie, MSh-ja nuk ka pranuar ta ndryshojë projektin në fjalë dhe për këtë kanë ndërmarrë hapa ligjorë. /Klankosova.tv

Detajet e rasti mund t’i gjeni në kronikën në vijim:

The post Objekti i Emergjencës së re, kompania pretendon se projekti nuk përputhej me kontratën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights