Home > Uncategorized > Peja zhvillon stërvitjen përfundimtare para ndeshjes ndaj Heroes Den Bosch

Peja zhvillon stërvitjen përfundimtare para ndeshjes ndaj Heroes Den Bosch

//
/
Comments are Off

Klub i Basketbollit Peja ka zhvilluar stërvitjen përfundimtare para ndeshjes së të mërkurës ndaj Heroes Den Bosch në grupet e FIBA Europe Cup.

Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët kanë katër humbje në katër ndeshje.

Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84. Liderët e Superligës kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje.

Polakët do të ndeshen me Niners, që kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ndeshja do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 20:45. /Klankosova.tv.

The post Peja zhvillon stërvitjen përfundimtare para ndeshjes ndaj Heroes Den Bosch appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights