Guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili, priti në takim drejtuesit e institucioneve financiare jobankare me aktivitet kredidhënës, lizing dhe faktoring.
Me ta ai ka diskutuar për rritjen e cilësisë në qeverisjen korporative, kriteret për emërimin e pozitave kyçe, kufizimet në rrezikun e koncentrimit dhe financimit me kushte të përballueshme.
“Disa nga këto kërkesa ligjore do të jenë pjesë e ligjit të ri në proces për institucionet (mikro) financiare jobankare me aktivitet kredidhënës, i cili përveç tjerash do të mundësojë edhe profilizimin dhe konsolidimin e institucioneve financiare, duke standardizuar licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e tyre”, thuhet në kumtesë.
The post Ismaili takon drejtuesit e institucioneve financiare jobankare, diskutohet për disa procese appeared first on Klan Kosova.


