Ish zëvendësministri i brendshëm, Selam Shkodra, duke folur për protestën e policëve, tha se rasti që ata kanë protestuar në mënyrë publike para Qeverisë së Kosovës është rast unik, dhe se beson që ka qenë një gabim i të gjitha palëve që e kanë sjellë situatën deri këtu.
“Ky është rast i rrallë. Nuk ndodh thuajse në asnjë vend normal. Ata mund të kenë forma të protestave, por të gjitha format e protestave zhvillohen brenda institucioneve dhe kampeve të tyre ku ata kanë përqendrimin e tyre”.
“Me gjasë ka munguar dëgjueshmëria, pra kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar për kohë te gjatë dhe të njëjtit kanë zgjedhur atë rrugë, por nuk mendoj që ka qenë e duhura”, deklaroi Shkodra në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.
Ai shtoi se do të duhej të gjendeshin kanale komunikimi dhe të arsyetohen ato kërkesa për të cilat tha se mendon që janë të drejta.
The post Shkodra për protestën e policëve: Ka qenë gabim i të gjitha palëve që e kanë sjellë situatën deri këtu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


