Drew Barrymore është duke u shmangur nga operacionet plastike.
Aktorja 48-vjeçe, që aktualisht udhëheq një emision televiziv, zbuloi se po shmang procedurat kozmetike për shkak të natyrës së saj “shumë varëse”.
“Unë kam një personalitet shumë të varur, kështu që shqetësohem se do të vazhdoj ta ndjek atë, të bëj këtë dhe atë”, tha Barrymore për “People” në një intervistë të botuar të enjten.
“Kjo më frikëson, vetëm për shkak të qasjes sime ndaj gjërave”, shtoi ajo.
“Pra, po pres të bëj ndonjë ndryshim”, deklaroi aktorja, raporton “Page Six”, transmeton Klankosova.tv.
Aktorja e “Never Been Kissed” e cila luftoi me abuzimin e substancave si adoleshente dhe hoqi dorë nga alkooli në tërësi në vitin 2021 – këmbënguli se ajo nuk ka “bërë asgjë” për të luftuar procesin e plakjes.
The post Drew Barrymore “i frikësohet” varësisë nga operacionet plastike appeared first on Klan Kosova.


