Home > Uncategorized > Maqedonci në Kanada, pritet të thellohet bashkëpunimi mes shteteve

Maqedonci në Kanada, pritet të thellohet bashkëpunimi mes shteteve

//
/
Comments are Off

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair.

Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Maqedonci ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.

The post Maqedonci në Kanada, pritet të thellohet bashkëpunimi mes shteteve appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights