Prej Skënderbeut të Prishtinës tek ai i Tiranës, për 28 orë, më 28 nëntor.
Me vrap, atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj, kaloi 260 km rrugë për të festuar ditën e flamurit. Me këtë iniciativë, sportisti ia kishte vënë vetes një qëllim, që edhe ia arriti.
“Ideja ka qenë që ta qojmë mesazhin tek të tjerët që jemi një”, ka thënë Erzen Zyberaj.
Moti s’qe fort i përshtatshëm, e kjo e sfidoi mjaft 35 vjeçarin.
“Që nga nisja në Prishtinë ka qenë me shi, borë, erëra shumë të forta që ma ka vështirësu vrapimin sepse 90% e rrugës ka qenë kësi kohë dhe ishte mjaft sfiduese”, tha ai.
Zyberaj me këtë rast ia theu rekordin vetes meqë deri tashti s’kishte vrapuar në distanca kaq të largëta.
The post Vrapimi patriotik: 260 kilometra vrapim për 28 Nëntor (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


